Aksident me fatalitet në Prizren, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e viktimës

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 17:38
Aksident me fatalitet në Prizren, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e viktimës

Një këmbësore ka mbetur e vdekur mbrëmë në rrugën “Brigada 125”, në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa i dyshuari S.G m/sh i lindur me 1964, ishte duke e drejtuar automjetin Mercedes C220, me targa vendore, me ngjyrë hiri, dhe ishte duke lëvizë në drejtimin e rrugës Vermicë-Prizren, “vozitësi për shkaqe deri tani të panjohura godet këmbësoren që ishte duke kaluar nga ana e djathtë në të majtë”.

Këmbësorja kishte marrë lëndime të rënda, për t’u dërguar në Spitalin e Prizrenit, por edhe përkundër ndihmës mjekësore, ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.

Për viktimën e aksidentit të mbrëmshëm, policia tha se nuk posedon asnjë dokument identifikimi dhe nuk është identifikuar akoma.

Pranda, policia apelon të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin e saj të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal ne Prizren. Bashkangjitur gjeni foton e viktimës (femër) të këtij rasti.

“Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante, shefi i hetimeve të trafikut, prokurori i shtetit dhe eksperti i komunikacionit ku me urdhër te prokurorit i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë. Me rast janë duke u marr hetuesit e njësisë rajonal të trafikut në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)