4 meshkuj dhe 3 femra vdiqën nga COVID-19, publikohen moshat e tyre

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 15:29
4 meshkuj dhe 3 femra vdiqën nga COVID-19, publikohen moshat e tyre

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Katër viktima janë meshkuj dhe tri janë femra.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe grupmoshën e shtatë viktimave të fundit nga koronavirusi.

Një viktimë është mbi 80 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 70-79, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 dhe dy viktimat e fundit janë të grupmoshës 50-59 vjeç.

“Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781. Në total numri i rasteve aktive është 7.635”, ka njoftuar MSh’ja.

(Kosova Sot Online)