Qeveria serbe merr dy vendime që kanë të bëjnë me Kosovën

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 20:15
Qeveria serbe merr dy vendime që kanë të bëjnë me Kosovën

Qeveria e Serbisë ka mbajtur sot mbledhje ku ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë edhe me Kosovën.

Siç njoftojnë mediat në Beograd, qeveria serbe sot ka marrë vendim për krijimin e Qendrave Shëndetësore në Zubin Potok e Zveçan.

Sipas këtyre raportimeve, ky vendim është në përputhje me Rezolutën 1244.

“Anëtarët e qeverisë miratuan gjithashtu Vendimin për formimin e Komitetit Kombëtar për Zbatimin e Konventës për Mbrojtjen e Pronave Kulturore në rast Konflikti të Armatosur, për një periudhë pesëvjeçare”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Ndryshe, në veri po vazhdon të jetë situatë e tensionuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

Aktualisht, atje është një numër i madh i Policëve të Kosovës dhe protestuesve serbë.

(Kosova Sot Online)