Konfiskohet marihuanë, prangosen katër persona dhe iu bastisen shtëpitë

  • S.A /
  • 22 September 2021 - 12:01
Konfiskohet marihuanë, prangosen katër persona dhe iu bastisen shtëpitë

Mbrëmë patrulla e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Ponoshec, ka ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ishin katër persona. Gjatë kontrollit, në dollapin e veturës, në anën e pasagjerit, kanë vërejtur disa qese plastike të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

Zyrtarët Policorë menjëherë kanë ndërmarrë veprime konkrete, ku kanë konfiskuar nëntë paketime, të ndara në qese të vogla, me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë e cila dyshohet se është ndarë për konsum, një pako rizlla (mbështjellëse), si dhe automjeti i ndaluar.“Të gjitha veprimet policore, janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe është iniciuar rasti për Posedim, Furnizim, Transportim i substancës Narkotike psiko tropikë dhe analoge. Me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas kosovarë: F.B. (1996), E.L. (1996), L.K. (1996), E.M. (1996)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër te Prokurorit të rastit janë kontrolluar / bastisur edhe vendbanimet e të dyshuarve si dhe me urdhër të tij katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. 

(Kosova Sot Online )