Hamza për Bahtirin: Deri vonë s’e ka ditur që do ta kandidojë VV’ja, e kishte opsion listën “Forca e Diasporës”

  • E.K /
  • 22 September 2021 - 22:42
 Hamza për Bahtirin: Deri vonë s’e ka ditur që do ta kandidojë VV’ja, e kishte opsion listën “Forca e Diasporës”

Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, thotë se kundërkandidati i tij Agim Bahtiri deri vonë s’e ka ditur nëse VV’ja do ta kandidojë për kryetar. Thotë se Bahtiri e ka pasur si opsion listën “Forca e Diasporës” me të cilën do t’i hynte garës, nëse do t’i dështonte kandidimi me partinë e Albin Kurtit.

‘Z. Bahtiri deri në momentet e fundit nuk e ka pasur të qartë që do të jetë kandidat për kryetar komune”, shpjegon Hamza.

“Normalisht e ka lënë alternativën që nëse nuk kandidohet prej Vetëvendosjes me kalu edhe me garu me listën “Forca e Diasporës”’, thotë Hamza.

“Ka pasur negociata deri në momentet e fundit, ka pasur dilema. Në fund është e drejtë e VV’së, e ka kandidu për kryetar”, thekson ai.

(Kosova Sot Online)