Lëndët e kontestimit të anulimit të provimit për noterë, MD s'ka informacione se në çfarë faze të trajtimit janë

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 09:56
Lëndët e kontestimit të anulimit të provimit për noterë, MD s'ka informacione se në çfarë faze të trajtimit janë

Ministria e Drejtësisë nuk ka informacione se në çfarë faze të trajtimit gjenden lëndët që kanë kundërshtuar vendimin mbi anulimin e provimit të noterisë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një njoftim për media nga ministria në fjalë, raporton “Betimi për Drejtëssë”.

Në njoftimin e MD-së thuhet se pa përfunduar ky proces, ministria edhe përkundër vullnetit për të hapur konkurs sa më parë, një gjë e tillë është e pamundur për shkak të rrethanave si më lartë.

“Ministria e Drejtësisë nuk ka informacione se në çfarë faze të trajtimit janë këto lëndë, por apelojmë që gjykata të veprojë sa më parë. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për nevojat e qytetarëve por edhe për të ndaluar monopolin dhe për të qenë në përputhje me ligjin për noterinë.”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, aktualisht në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë 57 noterë, ndërsa në 15 komuna nuk ka noterë. Në këto komuna, ministria ka caktuar ushtrues detyre të noterit me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Shumë prej qytetarëve janë ankuar për shkak të distancës fizike me noterët që ushtrojnë detyrën për komunat përkatëse por kjo është e vetmja zgjidhje që kemi për momentin”, thuhet në fund të komunikatës. 

(Kosova Sot Online)