Qeveria Kurti fillon fshesën e pastrimit të strukturave kriminale të SHIK-ut nga institucionet publike

Qeveria Kurti fillon fshesën e pastrimit të strukturave kriminale të SHIK-ut nga institucionet publike

Hajrullah Tërnava

  • 23 September 2021 - 06:53

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Dhe në bazë të asaj sa kanë premtuar në procesin e zgjedhjeve, nga kjo qeveri është e pritshme, që më në fund, sado me vonesë, por me kujdes dhe veprime serioze, të fillohet të pastrohet nga institucionet trashëgimia e shtresuar e krimit të organizuar të instaluar nga e kaluara e inkriminuar e SHIK-ut me bashkë koalicione tjera që bashkëjetuan për dy dekada dhe ndërtuan çerdhet e tyre kriminale, në drejtësi, administratë publike-shtetërore dhe në institucione me emërime politike.

Kjo Qeveri në pushtet tani e shtat muaj po vepron në ato korniza të premtimit se do i luftoj të gjitha të këqijat në këtë vend, edhe që popullata është në pritje të atyre rezultateve të premtuar, duhet ta kemi të të qartë se një krim i cili ka lëshuar rrënjë qe 21 vite, vështirë se eliminohet për kaq kohë të shkurtë, por me rëndësi se deri tani nuk kemi ndonjë aferë të inkriminuar nga kjo qeveri, dhe në praktikë me aq mundësi sa e kanë, e kanë filluar luftimin e atyre të këqijave.

Mirëpo vetëm pas miratimit të Vetting-ut, do të ndodhin ato rezultate të ndryshimeve të mëdha, sepse do të ndodhin mbas kësaj edhe reforma të mëdha në të gjitha institucionet në Kosovë. Dhe në bazë të asaj sa kanë premtuar në procesin e zgjedhjeve, nga kjo qeveri është e pritshme, që më në fund, sado me vonesë, por me kujdes dhe veprime serioze, të fillohet të pastrohet nga institucionet trashëgimia e shtresuar e krimit të organizuar të instaluar nga e kaluara e inkriminuar e SHIK-ut me bashkë koalicione tjera që bashkëjetuan për dy dekada dhe ndërtuan çerdhet e tyre kriminale, në drejtësi, administratë publike-shtetërore dhe në institucione me emërime politike.

Dhe në bazë të asaj çfarë është ndërmarrur deri më tani, e sidomos tash së fundi duke u dukur me veprime konkrete një fillim i mirë sado që është i vështirë zbulimi të fillit të krimit të instaluar në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, duke parë goditjen që u detyrua ti bëjë së fundi Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila ka kapur katër persona, që dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit”, si dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, të punësuar në institucionet kyqe të shtetit.

Dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme. i menjëhershëm lidhur me këtë rast ka qenë reagimi i Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Për të njëjtit, pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Në këto rrethana, këto veprime te zbulimeve po lëvizin ngadalë, dhe me vështirësi, por sigurt dhe procesi i pastrimit dhe dekriminalizimit të pushtetit e të administratës, një proces që detyrimisht duhet të ndodhë dhe fillon, në pritje të fillimit të zbatimit të ligjit Vetting, si parapërgatitje e terrenit për hetim dhe veprim, dhe me këto veprime të luftimit serioz të krimeve në përgjithësi, tani do të filloj një kulturë e re nëpër këto institucionet shtetërore, dhe institucioneve do iu kthehet besimi i shtetësisë, dhe tani e tutje shteti i Kosovës do të pastrohet nga ato të këqija që zgjaten rreth dy dekada, dhe shteti njëherë e përgjithmonë do mbetet autoritar karshi ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".