Miftaraj: Kur kishte 20-30 vdekje fshiheshin, kurse tani pas rënies së numrave synojnë të marrin vota

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 16:54
Miftaraj: Kur kishte 20-30 vdekje fshiheshin, kurse tani pas rënies së numrave synojnë të marrin vota

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ehat Miftaraj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për tentimin e tyre për të marrë vota me mirëmenaxhim të pandemisë, tani kur numrat kanë shënuar rënie.

Sipas tij, ata nuk dëgjoheshin fare përderisa  kishte nga 20-30 vdekje në ditë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Perpjekjet me kthy ne favor te partise ne pushtet keq menaxhimin e Pandemise, me statistika, me bedela, me grafika edhe i kishim marr ne konsiderate, mbase edhe i kishim mbyll syte!
Por, si me arsyetu deshtimin e tyre para qindra viktimave te COVID-19, familjareve te tyre, ekonomise, bizneseve, çerdheve?
Sa kishte mesatarisht prej 20 e deri ne 30 vdekjeve ne dite, e me mijera te infektuar, as edhe nje fjale per me shume se dy jave, e tash kur numrat kane renie drastike, pa pike marre e shesin si sukses e kqyrin me marr vota.
Amatera!

(Kosova Sot Online)