“Vizioni i një urbanisti” – Abdixhiku e arsyeton idenë e Ramës për liqenin në vend të stadiumit

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 23:05
 “Vizioni i një urbanisti” – Abdixhiku e arsyeton idenë e Ramës për liqenin në vend të stadiumit

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për talljet që janë bërë ndaj kandidatit të kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me një ide që e ka dhënë për rrënimin e stadiumit Fadil Vokrri në Prishtinë, dhe zëvendësimin e tij me liqe dhe parqe përreth.

Abdixhiku tha se talljet për ide të mëdha mund të ndodhin, por programi duhet të lexohet mirë.

Ai e arsyetoi idenë e Ramës duke thënë se kjo ide është vizioni i një urbanisti.

“Është një prej ideve që ka qarkulluar më herët, por është ide që në qoftë se në të ardhmen si vizion, ky është vizioni i një urbanistiti. Prishtinës i mungon lumi e uji, kish me qenë atraktive, por unë besoj që duhet të dalim përtej bindjeve që i kemi tani, qytetet e mëdha këtë e bëjnë, transformojnë, rrënojnë diçka që ka qëndru një kohë të gjatë dhe e ndryshojnë. Prandaj, duhet të guxojmë të mendojmë pak më tepër se kaq”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se ka ardhë koha për transforim radikal në Prishtinë, dhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama mund ta bëj një gjë të tillë.

“Natyrisht tallja e ideve të mëdhaja mund të ndodh, por unë besoj që duhet të lexohet programi me kujdes, është program specifik i përgatitur mirë, i qartë edhe për atë temë dhe për temat e tjera, për dallim prej tjerëve që i refuzojnë qytetarët tanë.  Paraqitja e ideve nuk është vec privilegj por është detyrim. Unë besoj që është koha për një transforim radikal dhe Përparimi e bën një gjë të tillë”.

(Kosova Sot Online)