1999-2021, Kosovën e kanë lëshuar hiç më pak se një milion qytetarë!

1999-2021, Kosovën e kanë lëshuar hiç më pak se një milion qytetarë!
1999-2021, Kosovën e kanë lëshuar hiç më pak se një milion qytetarë!

Faik Krasniqi

  • 23 September 2021 - 06:58

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Në periudhën 1999-2021 Kosovën e kanë lëshuar hiç më pak se një milion qytetarë. Do të thotë se më shumë emigrim të qytetareve kemi pasur pas luftës, se sa gjatë okupimit 10 vjeçar 89-99. Është shqetësuese kur popullata në liri ikin nga vendi i tyre. Kjo tregon se në këtë vend politika me krimet ekonomike e ka vrarë dhe shkatërruar shpresën e qytetarëve të këtij vendi.

Ato qeveri që kanë udhëhequr deri në krijimin e Qeverisë Kurti. Pandemia pak e stopoi ikjen e qytetarëve, sepse ambasadat nuk lëshonin viza. Po ashtu edhe mungesa e liberalizimit të vizave. Përndryshe shumica e qytetarëve të moshës 18-50 vjeç do të iknin nga ky vend i pashpresë. Qeveria Kurti mund të bëj diçka në këtë drejtim, të paktën një pjesë e qytetarëve të mos ikin nga ky vend.

Rritjen e pagës minimale në sektorin privat, dhe krijimin sa më të shpejtë të Bankës Zhvillimore. Janë dy çështje emergjente për ta parandaluar një ikje masovike nga ky vend. Kur ikin pjesa më vitale e popullsisë, ai vend është në zhdukje e sipër. Sa më shpejt të bëhen këto dy gjëra aq më mirë, sepse nesër mund të bëhet shumë vonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".