Testi 15 sekondësh që zbulon nëse jeni në rrezik të vdekjes së parakohshme

  • S.A /
  • 24 shtator 2021 - 10:36
Testi 15 sekondësh që zbulon nëse jeni në rrezik të vdekjes së parakohshme

Një test 15 sekondash përcakton shëndetin e trupit – provojeni tani!

Fokusi i këtij testi është në kockat dhe muskujt, kurse shkencëtarët kanë të dhëna shqetësuese nëse nuk arrini ta kryeni atë, Uluni në dysheme dhe kryqëzoni këmbët si në një “ulje turke”. Pastaj kthejeni këmbët në pozicionin normal dhe ngrihuni nga dyshemeja pa përdorur duart tuaja. Nëse keni sukses, urime!

Të dhënat të cilat i ndjek ky test në “European Journal of Cardiovascular Prevention” janë shqetësuese – njerëzit e moshuar që nuk mund ta bëjnë me sukses këtë lëvizje kanë një shans më të lartë për të vdekur brenda gjashtë viteve.

“Nëse një person i moshës së mesme ose i moshës së pjekur mund të ngrihet nga dyshemeja pa përdorur duart e tij, ose vetëm me një mbështetje të vogël me njërën dorë, ka një përqindje më të lartë të shëndetit muskulo-skeletor. Kanë shanse më të mëdha të jenë të shëndetshëm”, thekson dr. Claudio Gil Araujo.

Mirëpo, nëse personi i moshuar nuk mund të ngrihet nga “ulja turke” pa përdorur duart, kjo do të thotë që ka rrezik të vdesë në afat deri në gjashtë vjet, ndërsa shanset për të janë pesë deri gjashtë herë më të mëdha sesa te njerëzit të cilët arrijnë me sukses ta bëjnë këtë.

 

(Kosova Sot Online  )