Tash po zbulohet cila ishte platforma e ish-qeveritarëve të PAN-it dhe LAN-it ndaj Serbisë

Tash po zbulohet cila ishte platforma e ish-qeveritarëve të PAN-it dhe LAN-it ndaj Serbisë
Tash po zbulohet cila ishte platforma e ish-qeveritarëve të PAN-it dhe LAN-it ndaj Serbisë

Skender Kapiti

  • 24 September 2021 - 09:51

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Përditë e më shumë po faktohet se sa e papërgjegjshme dhe se sa kundër interesave kombëtare është sjellë dhe ka vepruar ish  pushteti i djeshëm, PAN e PLAN, dhe opozita e sotme në Kosovë. Kjo vërtetohet me heshtjen djallëzore, hipokrite dhe kriminale që opozita po mban sot karshi politikës së interesit kombëtar, ndaj politikës së autoritetit dhe të personalitetit të shtetit të Kosovës, ndaj politikës së reciprocitetit që po zbaton Qeveria Kurti, veprim i cili e ka vënë para përgjegjësisë si Shtetin serb, e jo vetëm atë por e ka vënë para përgjegjësisë pafytyrësinë, injorancën, papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin dhe kapitullimin e politikës së vjetër të Kosovës.

Politika Kurti me veprimin për reciprocitetin e ka demaskuar tashmë edhe politikën e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, politikën e marrëveshjen antikombëtare dhe anti Kosovë të tij , Open Ballkan, të Ballkanit të Hapur. Shikoni se sa injorant dhe miop dhe madje edhe anti  kosovar  tregohet kryeministri Rama i cili i kërkon Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj marrëveshje , kur Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën ,por as targat e automjeteve. Politika Kurti e reciprocitetit e ka vënë para përgjegjësisë edhe politikën evropiane, e cila në bisedimet Kosovë-Serbi gjithnjë me pafytyrësi ka mbajtur anën e Beogradit. Sa për opozitën politike të Kosovës as që bëhet fjalë se ajo ia dëshiron qeverisë Kurti të mirën dhe suksesin.

Opozita e sotme është verbuar nga suksesi dhe mirëqeverisja Kurti dhe nga Presidentja Znj. Osmani. A nuk ishte po kjo opozitë e cila organizoi grushtin parlamentar  që rrëzuan qeverinë KURTI 1 , pikërisht pse ishin kundër Reciprocitetit , dhe është edhe e “justifikueshme” se ata nuk e mbështesin as sot reciprocitetin e qeverisë KURTI në rastin konkret reciprocitetin për targat e automjeteve. Qeveria KURTI po bën edhe zgjimin dhe ndërgjegjësimin ndërkombëtar, edhe të atyre që e kane njohur shtetin Kosovar  se tashmë Kosova është shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Ky është reciprociteti që po vendos KURTI, dhe i lumtë pasi edhe ka mbështetjen gjithëkombëtare. Ajo, opozita politike në Kosovë ka treguar gjithmonë mosmirënjohje , smirë, xhelozi, injorancë, nihilizëm si dhe vuan nga kompleksi i inferioritetit përballë kompetencës, superioritetit intelektual, politik, patriotik e meritor të Kryeministrit Kurti dhe të Presidentes Osmani.

Ky mos interesim dhe mos reagim mbështetës i opozitës  e komprometon jashtë masë atë, dhe të jep të drejtën për të hamendësuar se kjo politikë heshtjeje dhe indiferente e opozitës vërteton se asaj i ka interesuar interesi personal, paraja, pasuria e pushteti dhe e drejta për të bërë korrupsion e kontrabandë në bashkëpunim me bandat serbe. Opozita i paska shërbyer bizneseve politike dhe të atyre të lidhura me politikën. Kosova dhe sovraniteti i saj ekonomik e territorial paska qenë në një kërcënim të madh prej hajnave e aventurierëve politik. Kjo vërteton se sa patriot dhe se sa i madh dhe sa inteligjent  është populli i Kosovës  i cili i përzuri nga pushteti këta zullumqarë,  abuzues, hajna, tradhtarë e të korruptuar, dhe që me siguri edhe në zgjedhjet e Tetorit , ato vendore, populli i Kosovës do të dalë masivisht në zgjedhje për ta ndëshkuar shumë e më thellë e pse jo edhe për t’i dërguar në pension ato parti dhe ata individë që kanë mbi supe damkën e krimit, hajdutërisë ,të korrupsionit e të tradhtisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".