Gjykata nis procesin për 69 shqiptarët që kaluan drejt Britanisë me varkë peshkimi

  • S.A /
  • 24 shtator 2021 - 12:20
Gjykata nis procesin për 69 shqiptarët që kaluan drejt Britanisë me varkë peshkimi

Një gjykatë në Britaninë e Madhe nisi procesin për trafikimin e 69 qytetarëve shqiptarë, të cilët ishin fshehur në një anije peshkimi që kishte vetëm 20 jelekë shpëtimit.

Anija e quajtur “Svanic” po kalonte në Detin e Veriut nga Belgjika në Norfolk përpara së të ndalohej nga rojet bregdetare britanike në nëntor të vitit të kaluar. Ajo u ankorua më pas në Essex ku u arrestuan 3 persona nga ekuipazhi si dhe 2 të tjerë që dyshohen si organizatorë të këtij trafiku të paligjshëm. Rruga më e zakonshme që emigrantët shqiptarë përdorin për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe është ajo me kamionët e mallrave, ku sipas raportimeve çdo person paguan 2-3 mijë paund.

Por me anije peshkimi si “Svanic” çmimi që emigrantët e paligjshëm paguajnë mund të shkojë deri në 15 mijë paund.

Gjykatës iu vunë në dispozicion dhe disa përgjime për këtë rast të cilat u përdorën nga autoritetet për arrestimin e 2 shtetasve ukrainas dhe një letonezi, në bordin e anijes si dhe të dy bashkëpunëtorëve të tyre në Londër./a2news.

(Kosova Sot Online )