E dhimbshme: Në këtë gjendje u gjend i zhdukuri nga Kaqaniku, Zenulla Lika

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 13:28
E dhimbshme: Në këtë gjendje u gjend i zhdukuri nga Kaqaniku, Zenulla Lika

Zenullah Lika apo siç njihet ndryshe edhe Haxhi Zena nga fshati Shtrazë e Kacanikut ishte i zhdukur që nga e mërkura.

Njoftimin për humbjen e tij e ka bërë përmes një postimi në Facebook faqja “Kacaniku Me Rethinë”, ku kishin kërkuar ndihmë për kërkimin e tij. Ndërsa pas 24 orëve kërkim njoftojnë që Veterani i UÇK-së, Afet Bulica ka arritur të gjejë haxhi Zen Lika.

“Respekt Afet Bulica pas 24 orëve kërkim Veterani i UÇK-ës, ka arrit të gjejë shëndosh e mirë, haxhi Zen Lika nga fshati Shtrazë e Kaçanikut”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu në një njoftim tjetër kanë falënderuat të gjithë për kontributin në kërkim të tij.

“E Fundit: Gjendet i gjallë Zenulla Lika nga Shtraza Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në kërkimin e Haxhi Zenës që nga mbramja e deri tash!”, kanë shkruar faqja në postimin e tyre.

(Kosova Sot Online)