Bie nga objekti ku ishte duke punuar, lëndohet një person në Lipjan

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 10:21
Bie nga objekti ku ishte duke punuar, lëndohet një person në Lipjan

Një person është lënduar në Lipjan, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie në një objekt është rrëzuar.

Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)