Edukatori shkarkohet, pasi në kamerë shihet duke e shtyrë e rrëzuar fëmijën

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 11:52
 Edukatori shkarkohet, pasi në kamerë shihet duke e shtyrë e rrëzuar fëmijën

Një edukator është shkarkuar nga puna në Ohio të Shteteve të Bashkuara, pasi nga pamjet e kamerave të sigurisë u vërtetua se ai ka shtyrë dhe ka rrëzuar në tokë një fëmijë.

Edukatori James Ciolino i pati në përkujdesje dhjetë fëmijë në klasë në qershor të këtij viti, kur një vajzë 4-vjeçare doli nga klasa, shkruan Independent.

Edukatorja e klasës tjetër, Jennifer Miller, e vërejti këtë gjë dhe e thirri kolegun e saj për të shkuar dhe për ta marrë vajzën e vogël. Ajo më pas e hap derën dhe e shtyn vajzën për t’u futur në dhomë.

Në pamje shihet se si edukatori e shtyn me dorë në gjoks fëmijën dhe e rrëzon. Vajza dëgjohet duke qarë, ndërsa edukatorja që e futi në klasë largohet.

Fëmija vazhdon të qajë për rreth një minutë, ndërsa edukatori Ciolino e injoron, para se ta kapë dhe ta dërgojë në një zyrë. Në pamje nuk duket se ai e ka kontrolluar fëmijën për ndonjë lëndim.

(Kosova Sot Online)