Bëhet ndërrimi i njësiteve policore kosovare në Bërnjak

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 15:59
Bëhet ndërrimi i njësiteve policore kosovare në Bërnjak

Në pikën kufitare në Bërnjak është bërë ndërrimi i përditshëm i njësiteve policore.

Ndërrimet bëhen çdo 12 orë. Ekipi i medias po qëndron në pikën kufitare, ku po informon për çdo lëvizje.

Ndërrimi i njësiteve policore bëhet pak metra larg vendit ku është bërë bllokada nga serbët.

Sot është dita e 6-të e bllokadës së serbëve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kjo po bëhet për shkak të vendosjes së reciprociteteve të targave që po aplikohet nga Qeveria e Kosovës që nga dita e hënë.

(Kosova Sot Online)