Epidemiologu kosovar: COVID-19 do të jetë në mesin tonë edhe në vitin 2022

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 13:32
Epidemiologu kosovar: COVID-19 do të jetë në mesin tonë edhe në vitin 2022

Përkundër që tani Kosova ka një situatë më të qetë pandemike, epidemiologu Isuf Dedushaj thotë se edhe përgjatë vitit 2022 bota do të përballet me këtë virus vdekjeprurës. Dedushaj derisa bënë thirrje që në Kosovë sa më parë të nis vaksinimi edhe për fëmijët nga mosha 5 vjeç e tutje, beson se imunizimi kolektiv karshi COVID-19 do të ndodhë vetëm atëherë kur të vaksinohen 80% e popullatës.

Dedushaj në një intervistë për kp parashikon që pandemia COVID-19 do të jetë e pranishme mes nesh të paktën deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Sipas tij pas kësaj kohe  koronavirusi do të shndërrohet në sëmundje të thjesht ku moshat e ndjeshme do të duhet të vaksinohen çdo vit.

“Unë dyshoj se kjo sëmundje do zgjat edhe në një periudhë të gjatë të vitit 2022 bile së paku deri në qershor dhe më pastaj kjo sëmundje do të shndërrohet në sëmundje të thjesht si gripi sezonal kështu popullata  sidomos ata mbi moshën 65 vjeç dhe persona me sëmundje kronike do vaksinohen çdo vit dhe kjo do shkoj nëm drejtim të asaj që sëmundja të jetë si gripi sezonal”, theksoi ai.

Marrë parasysh se nga e hëna do të nisë edhe procesi mësimor në shkollat dhe çerdhet e Kosovës, epidemiologu Dedushaj thotë se është dashur që tashmë të kishte nisur vaksinimi i fëmijëve prej 12 vjeç e tutje.

Madje ai bënë thirrje që shpejt Kosova të nis imunizimi i fëmijëve nga mosha 5 vjeçare pasi vaksinat që aplikohen në Kosovë nuk paraqesin asnjë problem për shëndetin e fëmijëve.

“Unë kam një frikë ne është dashur gjithsesi që t’i vaksinojmë fëmijët prej 12 vjeç e tutje, mendimi im është siç është mendimi edhe i shumë ekspertëve se vaksinimi është dashur të përfshihet prej moshave 5 vjeç e tutje  me vaksina për fëmijë pra me 1/3 e dozës për të rritur sepse vaksinat edhe vaksinat Pfizer, Moderna, Jonhson&Jonhson edhe AstraZeneca nuk paraqesin asnjë problem për shëndetin e fëmijëve të vegjël”, u shpreh epidemiologu Dedushaj.

Epidemiologu Dedushaj thotë se me këtë nivel të vaksinimit aktualisht kanë krijuar një barrierë të kënaqshme për parandalim të koronavirusit. Por sipas tij imuniteti kolektiv që mos të ketë shpërthime të tjera të infektimeve mund të bëhet vetëm kur të arrihet në 80% vaksinimi  i popullatës në Kosovë.

“Një numër shumë i madh i qytetarëve e kanë kaluar sëmundjen dhe ata gëzojnë imunitetet dhe tash janë imunizuar përafërsisht me dy dozat  mbi 450 mijë banor të Kosovës,  1 milionë doza janë dhënë në tërësi  kështu që është krijuar një barrierë imunologjike e këndshme por pa u arritur ajo përqindja mbi 60% e unë iu them se imuniteti kolektiv për të arritur me u parandalua me u ndal pandemia dhe mos me u paraqit rastet masive të sëmundje duhet të jetë 80 %”, theksoi ai.

Madje, ai rekomandon që në rastet si kjo kur rrezikohet shëndeti publik vaksinimi i qytetarëve duhet të bëhet i detyrueshëm tek shtresat që përcakohen për tu vaksinuar.

“Kur rrezikohet jeta masive e popullatës shteti punën e parë që bënë dhe fatbardhësisht që ka vaksina dhe është dashur që të jetë i detyrueshëm do jetë vaksinimi i obliguar dhe të vaksinohen të gjitha shtresat e popullatës varësisht se cilat shtresa  do të përfshihen në imunizim bazuar në Komitetin Nacional të Sëmundjeve Ngjitëse që rrezikojnë vendin”, deklaroi Dedushaj.

Për shkak të rënies të rasteve aktive por edhe pozitive me koronavirus nga 27 shtatori do të lehtësohen masat anti-COVID duke bërë hapjen e shkollave dhe çerdhe por me masa kufizuese. Pastaj qasje në lokale të gastronomisë lejohen në 50 % të hapësirave të brendshme duke treguar certifikatën e vaksinimit, apo teste PCR apo serologjik negative. Ndërsa, në fuqi do mbetet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00.

(Kosova Sot Online)