Panik në pikat e karburantit, kërcasin grushtet e shkelmat

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 14:00
Panik në pikat e karburantit, kërcasin grushtet e shkelmat

Kriza e transporteve në Britaninë e Madhe ka shkaktuar një panik në pikat e karburantit, që nuk vonoi në disa raste të nxiste dhe përplasje fizike.

Mijëra njerëz e kanë gjetur veten duke pritur në radhë të gjata.

Konfliktet, nuk vonuan të shpërthenin. Njerëzit janë rrahur me grushte e shkelma.

Nuk është mungesa e karburantit ajo që po shkakton krizën në Mbretërinë e Bashkuar, por një mungesë shoferësh të kamionëve cistern ka goditur zinxhirët e furnizimit në mbarë vendin.

Arsyeja janë kriteret e shumta që nevojiten, një kualifikim i veçantë për personat që transportojnë substance të konsideruara të rrezikshme. Qeveria britanike i kërkoi njerëzve të mos përfshihen nga paniku i blerjes.

“Vazhdoni blerjen e karburantit si normalisht”, tha sekretari i transportit, Grant Shapps. Por thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhër dhe duket se njerëzit po injorojnë apelet e qeverisë teksa situata e krijuar po risjell në kujtesë skenat e bllokut të krijuar në muajin mars.

(Kosova Sot Online)