Austria dënon incidentet në veri: Zgjidhja e çështjeve qëndron në negociata, jo në dhunë

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 14:39
Austria dënon incidentet në veri: Zgjidhja e çështjeve qëndron në negociata, jo në dhunë

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar rreth situatës në veri të Kosovës.

MPJ e Austrisë ka dënuar ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë dhe ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë.

Po ashtu kanë thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet.

“Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE”, ka shkruar MPJ e Austrisë.

Lidhur me situatën në veri të Kosovës kanë reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe diplomatja gjermane Susanne Schutz, duke thënë se situata në veri duhet të qetësohet dhe çdo provokim mes kufirit Kosovë – Serbi duhet të ndalet.

(Kosova Sot Online)