Rreth 17 mijë vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

  • A.P /
  • 26 shtator 2021 - 15:11
Rreth 17 mijë vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

16 mijë e 841 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, deri tani janë administruar 1 milion e 274 mijë e 156 vaksina.

770 mijë e 658 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës. Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19.

Ndërsa, nga testimi i 4 mijë e 322 mostrave, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

(Kosova Sot Online)