Presidenca e Kosovës reagon ashpër pasi ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 16:00
Presidenca e Kosovës reagon ashpër pasi ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi ambasadori rus në Beograd vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.

Sopas tij, synimi kryesor është zhbërja e të gjitha investimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në rajon të cilat siguruan paqe dhe të mira materiale në Ballkan.

“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë”, ka shkruajtur ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)