SHBA regjistron 646 viktima nga COVID në 24 orë e fundit

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 17:45
SHBA regjistron 646 viktima nga COVID në 24 orë e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 687 mijë e 752, prej të cilëve 646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në mbi 42,94 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,67 milionë raste të konfirmuara dhe 68.585 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 213,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 183,3 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

(Kosova Sot Online)