Arianit Koci reagon për bllokimin e rrugëve për shkak të vizitës së Ramës

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:03
Arianit Koci reagon për bllokimin e rrugëve për shkak të vizitës së Ramës

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me bllokimin e rrugëve me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është joprofesionalizëm i policisë por edhe mungesë e dijes në planifikim, derisa ka pritur në trafik për më shumë se 40 minuta.

Ai ka pyetur se pse duhet të vonohen njerëzit për punë, për shkak të vizitës së një politikani, derisa ka shtuar se policia është dashur të na informojë mbrëmë, që mënyrë që t’i shmangemi qendrës.

Postimi i plotë:

Edi Rama sot e ka bllokuar gjysmën e Prishtinës. Më shumë se 40 minuta po pres në hyrje të Dragodanit, i bllokuar prej policisë, me kalu eksorta e kryeministrit të Shqipërisë.

Si duket, kjo është joprofesionalizëm i policisë por edhe mungesë e dijes në planifikim.

Pse ka nevojë njerëzit me u vonu në punë, për shkak të vizitës së një politikani?

Së paku është dashur që policia të na informojë mbrëmë për bllokimin e rrugëve, në mënyrë që t’i shmangemi qendrës.

(Kosova Sot Online)