Pamje nga dëmet e tërmetit 6.4 shkallë të rihterit në Greqi

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:22
Pamje nga dëmet e tërmetit 6.4 shkallë të rihterit në Greqi

Një tërmet me magnitutë 6.4 shkallë të rihterit goditi sot ishullin grek të Kretës.

Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar disa ndërtesa, ndërsa goditja e parë e këtij tërmeti ishte regjistruar me magnitutë 5.8 shkallë të rihterit në ora 09:17 minuta, i ndjekur më pas nga dy tërmete të tjera.

Tërmetet ndodhën 10 minuta larg nga njëri tjetri, e si pasojë u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para nuk raportohet për ndonjë viktimë, apo të plagosur nga ky tërmet.

Nga fotografitë e publikuara vërehet se dëmet e shkaktuara janë mjaftë të mëdha.

(Kosova Sot Online)