35 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë në Kosovë

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:26
 35 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 321 pacientë janë duke marrë trajtim në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Gjakovës, 25 pacientë

Spitali i Pejës, 67 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

Spitali i Ferizajt, 24 pacientë

(Kosova Sot Online)