Rama niset drejt selisë së PDK-së

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 11:31
 Rama niset drejt selisë së PDK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Prishtinë, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

I pari i Qeverisë shqiptare fillimisht zhvilloi takim me homologun e tij në Kosovë Albin Kurti, me ç’rast mbajtën edhe një konferencë për media.

Rama do të zhvillojë vizitë me të gjithë liderët e partive politike në Kosovë.

Pas konferencës ai është nisur për të zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

(Kosova Sot Online)