'Zgjohet' sërish vullkani Kubre Vieha

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 14:59
'Zgjohet' sërish vullkani Kubre Vieha

Vullkani Kubre Vieha në ishullin Kanarie e La Palma  pas një ndërprerje të shkurtër këtë të hënë ka filluar që të nxjerrë sërish llavën.

Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie Involcan konfirmoi në Twitter se llava po shpërthente përsëri dhe përmes pamjeve të shpërndara në media shihet tymi që përhapet nga krateri i vullkanit.

Instituti i Gjeoshkencave në Madrid përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar shpërthimin e vullkanit dhe ka kërkuar që të bëhet kujdes për të parë ecurinë e tij.

Ndërkohë një natë më parë autoritetet urdhëruan banorët e disa zonave bregdetare të qëndrojnë brenda nga frika se mos shkaktojnë tym toksik kur llava të arrijë në det.


(Kosova Sot Online)