QS ka një njoftim me rëndësi për studentët që kanë aplikuar në konvikte dhe mensë

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 15:07
 QS ka një njoftim me rëndësi për studentët që kanë aplikuar në konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve ka njoftuar se të martën do të shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte, për vitin akademik 2021/22.

Në njoftimin e QS-së bëhet e ditur se rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 deri më 19 shtator, ndërkaq QS ka bërë të ditur se gjatë këtij afati kohor rreth 5 mijë studentë kanë aplikuar për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë.

Kapaciteti për banim në konvikte për këtë vit është rreth 4 mijë vende.

Qendra e Studentëve ka njoftuar se afati për ankesa është i hapur më 29 dhe 30 shtator.

Ky është njoftimi i plotë i Qendrës së Studentëve:

Qendra e Studentëve në Prishtinë, më datën 28.09.2021 shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2021/2022. Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri 19 shtator 2021. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është me datat 29 dhe 30 shtator 2021.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

(Kosova Sot Online)