Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 15:40
Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19

3 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe ka vdekur një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Podujeva.

Dy viktimat tjera janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Podujeva dhe Prishtina.

Image

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 23 raste të reja të infektuara me virus.

Në mesin e të infektuarve janë 3 persona të moshës 10-19 vjeçare dhe 7 të moshës 20-29 vjeçare.

Komuna e Prishtinës edhe sot prinë me numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me gjithsej 8 raste, pastaj ajo e Klinës me 5 dhe Mitrovicës me 3.

(Kosova Sot Online)