Gazetari i CNN Chris Cuomo akuzohet për ngacmim sek.sual

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 18:58
Gazetari i CNN Chris Cuomo akuzohet për ngacmim sek.sual

Akuzohet për ngacmim seksual, prezantuesi i CNN, Chris Cuomo nga një ish-eprore gjatë qëndrimit të tij në ABC.

Ky është skandali i fundit që përflitet  rreth drejtuesit të “Cuomo Prime Time”, i cili u kritikua muajt e fundit për këshillimin e vëllait të tij, ish -guvernatorit të New York, Andrew Cuomo, për të luftuar akuzat për  ngacmim seksual nga ky i fundit.

Në një rubrikë të botuar në New York Times, gazetarja veterane e televizionit Shelley Ross shkroi se deklaratat e Cuomo të shqetësimit të thellë në lidhje me ngacmimet seksuale e provokuan atë të tregojë historinë e saj: Ajo pretendoi se Cuomo e ngacmoi seksualisht në një bar në New York City në 2005 gjatë një feste largimi për një koleg të ABC.

Sakaq në një deklaratë për Times, Cuomo, 51 vjeç, tha se, “Siç pranon Shelley, ndërveprimi ynë nuk ishte i natyrës seksuale. Ndodhi 16 vjet më parë në një mjedis publik kur ajo ishte një drejtuese e lartë në ABC. Unë i kërkova falje asaj dhe e kuptova atë”.

(Kosova Sot Online)