Endriti publikon foto dhe video të rralla të Thaçit

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 08:25
 Endriti publikon foto dhe video të rralla të Thaçit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar disa foto dhe video ku shihet babai i tij me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.

Përveç kësaj videoje, Endriti ka publikuar edhe video nga momenti i shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.

Ai ka përmbledhur në një video edhe disa fotografi nga takimet e Thaçit me njerëzit më të rëndësishëm të politikës në botë.

Ndryshe, Thaçi është duke u mbajtur aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

(Kosova Sot Online)