Hapet konkursi për policë të rinj të Kosovës

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 14:57
Hapet konkursi për policë të rinj të Kosovës

Policia e Kosovës ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë nga i gjithë vendi.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës janë bërë të ditura edhe udhëzimet që kanë të bëjnë me formën e aplikimit.

Në kuadër të Policisë së Kosovës janë gjithsej rreth 9 mijë zyrtarë policorë, por që mosha e shumë prej tyre është mjaftë e shtyrë.

Kësisoj në kuadër të Policisë së Kosovës pritet të shtohet numri i policëve të rinj.

Në udhëzimet për aplikim ndër të tjerash theksohet se në çdo fazë të procesit do të kenë instruksione me shkrim lidhur me procesin e seleksionimit.

Në çdo fazë të testimit do të informohen me kohë për rezultatin e arritur.

(Kosova Sot Online)