Riadi 10 muajsh ka nevojë për ndihmën tuaj

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 18:45
Riadi 10 muajsh ka nevojë për ndihmën tuaj

Riad Gashi është një fëmijë 10 muajsh nga Suhareka i cili vuan nga tumori.

Prindërit e Riadit po kërkojnë ndihmë financiare që ta përballojnë koston. Operimi i djalit të tyre kushton 60.000 EUR, prej tyre deri tani janë mbledhur gjysma, ndërsa nevojiten edhe 30.000€ tjera për shërimin e djalit të tyre.

Riadi ka lindur me tumor, operimin e parë e kaloi me sukses, por i duhet edhe një operim për të kaluar sëmundjen e tumorit.

Prindërit e Riadit, kanë nevojë për ndihmën tuaj, për të mbledhur paratë për operimin e djalit të tyre.

Për ndihmë mund të kontaktoni 049 676-088, ose të kontriboni në llogarinë e bankës:1501001020578739.

(Kosova Sot Online)