Arrestohet një person në Istog, i lëshoi bagëtitë në pronën e “komshiut”

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 09:22
Arrestohet një person në Istog, i lëshoi bagëtitë në pronën e “komshiut”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Istog është arrestuar një person pasi i njëjti ka lëshuar bagëtitë në pronën e një personi tjetër, çka ka çuar deri te një konflikt.

Sipas policisë mes bariut dhe personit tjetër ka pasur një mosmarrëveshje, për çka janë detyruar të ndërhyjnë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

“Istog 28.09.2021 – 14:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka lëshuar bagëtie në pronën e viktimës mashkull kosovar dhe pastaj ka ardhë deri tek një mosmarrëveshje mes tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)