Gjakovari dyshohet se kanosi dëshmitarin e një procesi gjyqësor, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 10:55
 Gjakovari dyshohet se kanosi dëshmitarin e një procesi gjyqësor, arrestohet nga policia

Një burrë nga Gjakova është arrestuar pasi kishte kanosur një person i cili kishte qenë dëshmitar në një proces gjyqësor ku i dyshuar ka qenë vëllai i të dyshuarit.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur më datë 27 shtator rreth orës 14:50.

“Gjakovë 27.09.2021 – 14:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë me fjalë viktimën  mashkull kosovar. Vlen të theksohet se viktima ka qenë dëshmitar në një proces gjyqësor ku i dyshuar ka qenë vëllai i të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)