Dorë për dore, çifti vdes nga Covid me një minutë diferencë

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 11:56
 Dorë për dore, çifti vdes nga Covid me një minutë diferencë

Një histori prekëse u publikua në mediet e huaja, pas vdekjes së një çifti nga Michigan, SHBA, të cilët edhe pse ishin të vaksinuar, vdiqën nga koronavirusi.

Mediet e huaja raportojnë se dy të moshuarit ndërruan jetë nga Covid-19, në një distancë kohore prej vetëm një minut, duke mbajtur dorën e  njëri-tjetrit.

Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeç, vdiqën të dielën (26 shtator).

Familja e tyre shpjegoi se ata humbën jetën nga koronavirusi pavarësisht se ishin vaksinuar kundër Covid.

Çifti, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, që nuk janë bërë ende të ditura, u infektua në fillim të muajit shtator gjatë një udhëtimi familjar, tha vajza e tyre, Sarah Dunham.

(Kosova Sot Online)