“Aldi Rama u vetëvra”, flasin mjekët: Plumbi i kapi trurin! Asnjë familjar nuk paraqitet në spital

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 12:05
 “Aldi Rama u vetëvra”, flasin mjekët: Plumbi i kapi trurin! Asnjë familjar nuk paraqitet në spital

Mjekët e spitalit të Traumës të cilët kanë parë nga afër gjendjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha janë të bindur se ai ka kryer vetëvrasje.

Ata thanë se plumbi që i ka prekur pjesën anësore të ballit ka rezultuar fatal për Aldi Ramën.

Që prej mbrëmjes së djeshme, kur i riu është transferuar në spitalin e Traumës, asnjë prej familjarëve apo miqve të tij nuk është paraqitur për të mësuar në lidhje me gjendjen e tij.

I riu kishte një të kaluar mjaft të vështirë. Prej vitesh ai jetonte në shtëpinë e gjyshërve pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, ndërkohë që i ati ndodhej në burg.

(Kosova Sot Online)