Video rrëqethëse e pasluftës, zyrtarja e lartë në Presidencë kur ishte 3-vjeçare: Millosheviq është në burg se i ka prerë fëmijët

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 13:37
 Video rrëqethëse e pasluftës, zyrtarja e lartë në Presidencë kur ishte 3-vjeçare: Millosheviq është në burg se i ka prerë fëmijët

Zyrtarja e lartë në Presidencën e Kosovës, Vesa Bujupaj, ka ndarë një video rrëqethëse të saj nga koha e pasluftës. Në këtë video, ajo si 3-vjeçare flet për regjimin e Millosheviqit.

Duke folur me nënën e saj, ajo dëgjohet duke thënë se Millosheviqin e kanë dërguar në burg sepse i ka prerë fëmijët.

“E kanë çu Millosheviqin në Hagë. I ka pre fmitë. E kanë shti në burg, s’mundet me çel derën”, dëgjohet duke thënë ajo në video.

Poshtë kësaj video, ajo ka thënë se pas asaj eksperience traumatike, frika është kthyer në forcë, derisa ka kujtuar fëmijët që janë vrarë në luftë dhe ata që janë ende të zhdukur.

“Tri vjeçe! Çfarë traume! Por, 20 vjet pas asaj eksperience traumatike, frika është kthyer në forcë. 1.024 fëmijë humbën jetët e tyre gjatë luftës dhe 109 janë akoma të zhdukur. Përsëris: 1.024 humbën jetët dhe 109 janë të zhdukur!”, ka shkruar tutje ajo.

(Kosova Sot Online)