Vritet një polic 40 vjeçar në Maqedoninë e Veriut

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 14:03
Vritet një polic 40 vjeçar në Maqedoninë e Veriut

Një polic është vrarë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40 vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se po vazhdon hetimi për ngjarjen.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për çështje xhelozie në lidhjen që kishte polici, ndërkaq për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes, njofton Alsat-mk.

(Kosova Sot Online)