Gjakovari lëshon muzikë në gjysmë të natës, policia i gjen heroinë në banesë

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 09:54
Gjakovari lëshon muzikë në gjysmë të natës, policia i gjen heroinë në banesë

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të lartë dhe ka prishur qetësinë publike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, mesnatën e së mërkurës.

Gjatë kontrollit te i dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 29.09.2021-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të larte me ç’rast ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar  një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë ”Heroinë”. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)