Lexoni edhe:
Pele i gatshëm të lërë spitalin
Një qen i sëmurë rëndë e të cilit i pëlqente dimri iu plotësua edhe një herë qejfi nga pronarët në ditët e fundit të jetës së tij. Ngjarja ndodhi në Utah të ShBA-së.
Njëri nga pronarët e qenit, Elijah Lee Saltzgaber, të premten e kaluar publikoi një postim në rrjetet sociale për të kërkuar makinë për prodhimin e akullit, shkruan Independent. “Kërkesë unike. A ka ndokush makinë për akull? Qeni ynë i këndshëm do të ndahet nga jeta nga kanceri dhe duam t’i ndërtojmë një grumbull bore për herë të fundit”, shkroi pronari në Facebook.
Pele i gatshëm të lërë spitalinLexoni edhe:
Pas kërkesës, parku “Salt Lake” dhe “Recreation” ia plotësuan dëshirën pronarit duke dhuruar një sasi të konsiderueshme të akullit për qenin e sëmurë.
Çifti publikoi fotografi ku qeni shihej i vendosur mbi borën artificiale dhe fotografi të tjera, ku kafsha goxha e madhe shihej në peizazh të mbuluar me borë në të kaluarën.
(Kosova Sot Online )