Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 20:10
Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kthimit të trupave të shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ajo tha se trupat e qytetarëve të vrarë nga regjimi serb përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre

Sot, trupat e shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku. Ata përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre”, ka thënë Osmani.

“Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit”.

(Kosova Sot Online)