Parashikimi i motit për dy ditët e para të tetorit

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 06:50
Parashikimi i motit për dy ditët e para të tetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend në dy ditët e para të muajit tetor.

Sipas IHMK’së, të premten të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, derisa nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.

Ndërkohë,  e shtuna pritet të jetë me mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius

“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu. Dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar Instituti.

https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/6285272934847846

(Kosova Sot Online)