Marrëveshja e re për tabelat të dërgohet në Kuvend, mos zbatimi i reciprocitetit do të ishte një kapitullim fatal

Marrëveshja e re për tabelat të dërgohet në Kuvend, mos zbatimi i reciprocitetit do të ishte një kapitullim fatal
Marrëveshja e re për tabelat të dërgohet në Kuvend, mos zbatimi i reciprocitetit do të ishte një kapitullim fatal

Muhamet Kelmendi

  • 01 October 2021 - 06:52

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi 

Duhet urgjentisht çështja e reciprocitetit të shkon në Kuvend. Aty duhet të dalin përsëri dy tabelat e përkohshme nga z. Kurti: Ajo PROBA, në çirilice, e shtetit serb, që u vendoset në kufi të gjitha mjeteve të transportit të Kosovës, për të qarkulluar në Serbi dhe Tabelat PROVË e Republikës së Kosovës që është dashur të vihet në mjetet e qarkullimit nga Serbia. Të shikohen edhe një herë të dyja. "Ose njëra ose asnjëra", thoshte Kryeministri. Tash po del se njëra po, ajo PROBA, por jo ajo e Kosovës?!

Qeveria e Kosovës e nxori një vendim, para 10 ditëve,  nëpërmjet të cilit u kërkua që të futet reciprociteti në tabela. Sot po ikë nga qëndrimi i vetë, me "bisht nën shalë", pa sukses. Me atë vendim mbi tabela kërkohej që të gjitha mjetet e transportit të regjistruara në Serbi,  në pikat kufitare me Kosovën, të pajisen me tabelat e përkohshme. Kjo ishte si mjet që Serbia e zbaton ndaj Kosovës gjithherë ndaj mjeteve që qarkullojnë në Serbi.

Duke e ditur se ky vendim zgjon pakënaqësi dhe mundë të shkoj te sulmet terroriste mbi policët kufitar, mbi doganierët dhe objektet e ndryshme shtetërorë në kufi, u dërguan njësitë e veçanta policore në veri. Detyra e tyre ishte ruajtja nga sulmet terroriste . Dhe, kuptohet se policia kufitare duhej të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Sot nga Zëvendëskryeministri, nga Bruxeli, z. Bislimi, u lëshua një shkrim-lajm,  ku fare nuk bëhet fjalë për tabelat si mjet që erdhi deri te gjendja në Jarinj dhe në Berniak. Në shkrim bëhet fjalë për vendosjen e KFOR-it në kufi me Serbinë, me datën 02 tetor dhe pastaj largimin e bllokadave në rrugë dhe të policisë së Kosovës nga dy pikat kufitare në Bërnjak dhe në Jarinj. Nëse ky qëndrim është kështu i arritur me marrëveshje në Bruxel, me të drejte shtrohet pyetja:

Pse u nxor vendimi për reciprocitet në tabela dhe pse u dërguan njësitet policore në dy pikat? Nëse nuk ka reciprocitet me tabela, por parashihet, siç del në piken tre të komunikimit të z. Bislimi, me një komision që do të analizon reciprocitetin, pse jemi shtet dhe pse  u bë ky veprim!

Reciprociteti me tabela, me qarkullim të njerëzve, të mallrave, të letrave me vlerë dhe të diplomave me shtetin serb, nuk diskutohet me të për të lejuar a jo. Ajo nënkupton dhe me dialog vetëm  përcaktohen fushat, por nuk vendos shteti serb mbi qëndrimet e Kosovës. Duket se me këtë u hoq vendimi i Qeverisë për tabela. U harxhuan mjete të shumta financiare dhe u rritë kriza në veri. E tërë çështja tash për në veri diskutohet me shtetin serb. Ndryshe nuk kuptohen rreshtat e Zëvendëskryeministrit Bislimi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".