Berisha mbështet marrëveshjen për targat, godet Vuçiqin dhe argatët e tij në Tiranë e Shkup

  • E.K /
  • 01 tetor 2021 - 16:05
Berisha mbështet marrëveshjen për targat, godet Vuçiqin dhe argatët e tij në Tiranë e Shkup

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjes e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka dënuar ashpër qëndrimet konflikuale dhe luftënxitëse të Vuçiqit dhe e ka paralajmëruar atë të mos luaj me paqen në rajon dhe me shqiptarët.

“Ky aventurier luftënxitës e Beogradit riktheu hijet luftës, vringëllimin e armëve dhe dislokoj e forcat ushtarake ne kufijt e Kosoves duke dëshmuar se ai sot eshte pa aq i rrezikshëm per paqen ne rajon sa ç’ishte padroni i tij Sllobodan Millosheviç ne vitin 1990. Me ketë rast duke dënuar ma ashpërsinë me te madhe qëndrimet konflikuale dhe luftenxitese te serbomadhit Vuçiç paralajmëroj ate te mos luaj me paqen ne rajon mos luaj me shqiptaret duke u mbeshtetur tek ruset dhe ne marrëveshjet e fshehta dhe te hapta me argatët e tij Zografi Bis-Zaev ne Tirane dhe Shkup, se do te duket lule fati i idhullit te tij Slobodan Millosheviç”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i tij i plotë:

(Kosova Sot Online)