“O hut”, “qeveri e mashtrimit”, debat i nxehtë në mes të kandidatëve për kryetar të Drenasit

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 21:29
 “O hut”, “qeveri e mashtrimit”, debat i nxehtë në mes të kandidatëve për kryetar të Drenasit

Një debat i nxehtë është zhvilluar në mes të kandidatëve për kryetar të Komunës së Drenasit në emision.

Arta Ahmeti-Xhylani, kandidate e AAK’së për kryetare, Xhavit Drenori kandidat nga Iniciativa qytetare Green për Drenasi dhe Driton Ajvazi nga Demokratët për Drenasin kanë kritikuar qeverisjen lokale të PDK’së me në krye Ramiz Lladrovcin.

“Nëse pas pesë vjetësh një kryetar komune thotë se kam me i furnizu qytetarët me ujë të pijes, pernime është dështim’, tha Arta Ahmeti-Xhylani, kandidate e AAK’së.

“Po thu tani mos fol, po a je duke më pyet”, ia ktheu Lladrovci – Ahmeti-Xhylanit.

Lladrovci nuk u pajtua me Ahmeti-Xhylanin.

“Po pse po bërtet, ju thatë se keni respekt ndaj gjinisë femërore”, pyeti Lladrovcin, kandidati Xhavit Drenori nga Iniciativa qytetare Green për Drenasin.

“Për herë të parë prej pas luftës qytetarët e kanë qeverisjen më të mirë të mundshme”, tha Lladrovci.

Por këtu reagoi Driton Ajvazi.

“Tregoju qytetarëve. Ja ke marrë kohën qe 1 vit gjithë qytetarëve për 500 metra rrugë. E ki tmerruar Drenasin plus sot ai projekt ka mbet se ta kanë palu Gjykata”, tha Driton Ajvazi nga Demokratët për Drenasin.

“Gjithçka është mashtrim”, theksoi Ajvazi.

“Je ka rren”, ia ktheu Lladrovci.

“11 vjet je analist i kredive nuk je rrit në asnjë pozitë, kontratat negocuese me kompanitë publike i boj unë o hut”, ia ktheu Lladrovci –Ajvazit.

Lladrovci u kritikua se e quajti “hut” Ajvazin.

“Çka me i thanë tjetër sen”, tha reagoi Lladrovci.

“S’nalna që s’nalen këta”, shtoi kryetari aktual.

‘Z.Lladrovci tha: “unë jam fytyra e qytetarëve të Drenasit”, e quajti 2 herë hut një kundërkandidat. A i vyn qytetarëve të Drenasit një kryetar i tillë?. Fytyra e vërtetë e qytetarëve të Drenasit s’mund të jetë një kryetar që e ngrit gishtin e mesëm në qendër të qytetit me një fëmijë”, theksoi Drenori.

(Kosova Sot Online)