Memli Krasniqi propozon që të hiqet balotazhi: Është deformim i vullnetit të popullit

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 22:48
Memli Krasniqi propozon që të hiqet balotazhi: Është deformim i vullnetit të popullit

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi shprehet optimist për rezultat të mirë zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 17 tetorit. Por ai është kundër balotazhit, thotë se është deformim i vullnetit të popullit.

“Në Malishevë z.Kilaj është i pari në çfarëdo matje të opinionit publik. Në balotazh në Malishevë do të jetë ose kandidati i Nismës ose i VV’së. Njëri prej tyre do të jetë në balotazh me kandidatin tonë”, thotë Krasniqi.

“Prizreni gjithmonë është fituar në raundin e dytë sepse përbërja etnike e luan rolin e vetë përkundër faktit që kryeministri i ka penguar drejtpërdrejt partitë e komuniteteve që të kenë kandidatin e tyre”, thotë ai.

“Ne besojmë fuqishëm që në raundin e dytë z.Shaqir Totaj do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve. Më 2017 z.Totaj 5 mijë vota ka qenë dallim prej Haskukës dhe në fund ka humb për 200 vota’, sqaroi ai.

“Balotazhi… po e them bindjen time personale, mendoj që sikur të pyetesha balotazh në sistem zgjedhor s’kisha leju. Është deformim i vullnetit qytetar”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)