Kosova e ka shansin e madh për kushtëzimin e Serbisë!

Kosova e ka shansin e madh për kushtëzimin e Serbisë!
Kosova e ka shansin e madh për kushtëzimin e Serbisë!

Faik Krasniqi

  • 01 October 2021 - 11:05

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Avionët serb fluturonin rreth qiellit të Kosovës, kurse BE-ja asnjë reagim. Trupat e saj ushtarake në kufi, kurse BE-ja nuk reagonte. Duhet thënë stop këtij diskriminimi. Për dy gjëra duhet kushtëzuar BE-ja. 1) Për trajtim të barabartë gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi. 2) Qytetarëve të Kosovës të ju liberalizohen vizat. Përndryshe s'ka dialog. Kjo duhet të jetë pikë për procesin në vijim!

Nuk i marre aq parasysh deklaratat e kundërshtarëve politik, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. BE-ja gjithmonë ka qenë në anën e Serbisë. Ky është fakt i pamohueshëm. Çfarë kanë prodhuar bisedimet Kosovë-Serbi për një dekadë? Asgjë e mirë për Kosovën. Janë nënshkruar marrëveshje dhe të respektuara vetëm nga njëra palë. Ata kanë ardhur me tabela të tyre, kurse qytetarëve tanë u janë ndërruar në kufi për shkak të shkronjës R. Me një fjalë Serbisë i kemi bërë shumë favore. Edhe tash për reciprocitetin për targa, BE-ja  më shumë i bëri presion Kosovës se sa Serbisë, edhe pse kjo e fundit na kërcënonte me luftë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".