“Me Agimin s’ke çka merresh, s’ka bërë asgjë”, Agolli i LDK’së flet për garën në Mitrovicë

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 23:32
 “Me Agimin s’ke çka merresh, s’ka bërë asgjë”, Agolli i LDK’së flet për garën në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e LDK’së, Armend Agolli, kur është pyetur për kundërkanditatët, ka përmendur kryetarin aktual të komunës, duke thënë se nuk e ka menaxhuar mirë atë.

Agolli, në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë se nuk mban në mend që shquhet ndonjë punë e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

“Me Agimin ma s’pari s’ki çka me u marrë, se s’ka bë kurrgjë. Me thanë një projekt që e ka… prej fillimit deri në fund, atëherë kisha thanë ja ky projekt është…”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për projektin e Liqenit Akumulues, implementimin e të cilit e ka cilësuar të gabueshëm.

“Një projekt p.sh, projektin e Liqenit Akumulues. Kta të PDK’së thonë na e këna nisë, na e këna përfundu. Agimi thotë unë e kom nisë une e kom përfundu. Edhe në qoftë se e kanë bë, e kanë bë gabim. Ky projekt është gabim”, ka shtuar tutje ai.

Ai beson se LDK do shkojë në balotazh në zgjedhjet lokale për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

(Kosova Sot Online)